Haiti, sulmohen vullnetarët amerikanë

18/11/2010 09:10

Një skuadër vullnetarësh amerikanë është sulmuar nga disa persona të armatosur, ndërsa tentonte të linte Cap Haitien, qyteti i dytë i Haitit dhe teatër i dhunës kundër kontigjentit të OKB-së të këtyre ditëve.

11 vullnetarët, që i përkasin një organizate të krishterë, kanë mbetur të padëmtuar. Lajmin e ka bërë të ditur CNN.

Skuadra gjendet brenda një kompleksi, të udhëhequr nga ushtarakë kilianë të Minustah, dhe do të përpiqet të dalë nga vendi në orët e ardhshme.

Top Channel