Fidel Castro heq dorë edhe nga posti i fundit
18/11/2010 23:05
Lideri kubanez, Fidel Castro ka hequr dorë edhe nga posti i fundit që mbante, ai i Sekretarit të Partisë Komuniste.
Castro 84 vjeç gjatë një fjalimi para studentëve në Havana tha se vendosi të delegojë pushtetin e tij në krye të Partisë Komuniste për arsye shëndetësore.
“Jam i sëmurë dhe bërë atë që duhej të bëja, të transferoja pushtetin tim. Nuk mund të bëj diçka që nuk jam në gjendje t’i përkushtohem me kohë të plotë”, tha Castro para studenëve.
Top Channel