
Ndryshe nga kërkesat e vazhdueshme të Bashkimit Europian Irlanda vazhdon të refuzojë ndihmën e ofruar.
Dublini pergenjeshtron zerat se ndodhet ne veshtiresi por shqetesimi Brukselit duket se do detyroje qeverine irlandeze të pranoje ndihmen financiare per te mos u destabilizuar ekonomikisht.
“Irlanda ka mundësi të pranojë ndihma nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, të cilat mund të kapin shumë prej disa dhjetra miliardë euro”, thotë guvernatori i Bankës Qendrore të Irlandës, Patrik Honohan.
Vendimi përfundimtar i takon qeverisë irlandeze.Një ekip ekspertësh të BE-së, FMN-së dhe Bankës Qendrore Evropiane do të shqyrtojnë në Dublin shkallën e krizës financiare në Irlandë.
Kur vjen fjala te rezistenca që mund të bëjë Dublini, analistët e konsiderojnë lojën të mbyllur.
“Qeveria irlandeze nuk mund të refuzojë ndihmën. Një vendim i tillë do të sillte pasoja nëpër banka dhe efekte të tjera pas tyre”, thonë analistët.
Top Channel