Cmimi Nobël, 6 vende refuzojnë ceremoninë
18/11/2010 17:50
Rusia, Kazakistani, Kuba, Maroku, Iraku dhe Kina kanë refuzuar, pa dhënë asnjë motiv, ftesën për në ceremoninë e shpërndarjes së cmimit Nobël për Paqen.
Ceremonia në fjalë do të zhvillohet më 10 dhjetor në Oslo të Norvegjisë, ku cmimi do t’i jepet zyrtarisht disidentit kinez Liu Xiaobo, i cili aktualisht ndodhet i burgosur në Kinë.
Lajmin e ka bërë të ditur sekretari i Komitetit të cmimit prestigjoz, Geir Lundestad, i cili ka shtuar se 16 vende të tjera nuk i janë përgjigjur ende ftesës.
Pekini zyrtar e ka kundërshtuar ashpër dhe e ka cilësuar si “një turp” dhënien e cmimit Nobël për Liu Xiaobo, të cilin e konsideron si një kriminel të rrezikshëm për Kinën.
Top Channel