Brazil, shkatërrohet rrjeti ndërkombëtar i kokainës

18/11/2010 02:00

Policia braziliane shkatërroi një rrjet ndërkombëtar të narkotrafikut dhe prangosi 22 persona.

Arrestimet u kryen në vazhdën e operacionit 8 mujorsh “Shkretëtira” ku nën hetim ishte një grup ndërkombëtar i trafikut të kokainës boliviane i përbërë nga kolumbianë, bolivianë, brazilianë dhe europianë.

Grupi transportontë lëndën narkotike nga Brazili për në Europë dhe Afrikë. Policia braziliane sekuestroi 1 avion, disa arme dhe disa ton kokainë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA