Kërcënimet e Trump për tarifat, përgjigjet kryeministri Carney: Kanadaja nuk do marrëveshje të tregtisë së lirë me Kinën
Qeveria amerikane ka deklaruar se trafiku ilegal në disa ueb sajte të rëndësishme të Shteteve të Bashkuara kalon përmes Kinës.
Një ngjarje e tillë është verifikuar në muajin prill dhe ka zgjatur rreth 18 minuta.
Një raport i hartuar nga komisioni amerikano-kinez për sigurinë dhe ekonominë thotë se Telekomi Kinez ka dërguar informacione të gabuara për kursin e trafikut, por pa saktësuar nëse kjo është bërë qëllimisht apo jo.
Publikimi i ngjarjes vjen në një moment kur në SHBA dhe në Mbretërinë e Bashkuar po zhvillohen një sërë diskutimesh për sajber-sigurinë.
Raporti thotë se hakersat nga Kina kanë arritur të depërtojnë në ueb sajtin e Senatit amerikan, atë të zyrës së sekretarit të Mbrojtjes, NASA-s dhe Departamentit të Tregtisë.
Top Channel