
Një nga liderët e guerrilasve afganë ka deklaruar për BBC se do të binte dakord për të vendosur një armëpushim nëse trupat ndërkombëtare të udhëhequra nga SHBA do të qendronin në bazat e tyre.
Hezb e Islami, i cili komandon grupin më të rëndësishëm të rebelëve pas talebanëve, ka deklaruar se ka mbajtur bisedime me amerikanët.
Habib ur Rahman, i biri i liderit në fjalë, është shprehur disa herë se babai i tij po përpiqet të ndalojë luftimet e dhunshme që kanë përfshirë Afganistanin.
Këtë javë talebanët refuzuan bisedimet, përsa kohë trupat perëndimore do të vazhdojnë të qendrojnë.
Hezb e Islami dhe talebanët kanë armiq të përbashkët, qeverinë qendrore dhe forcat e huaja, por mes tyre ka pasur edhe luftime të ashpra për kontrollin e fshatrave.
Top Channel