Pasagjerët nxehen me Ryanair

17/11/2010 10:30

Protestë e një grupi pasagjerësh të Ryanair, të irrituar sepse avioni i tyre devijoi destinacionin. Ata refuzuan të zbrisnin nga mjeti fluturues dhe kërkuan që të shkonin në destinacionin e tyre.

Pasagjerët, pjesa më e madhe e tyre francezë, po ktheheshin nga një pushim në Marok, duhet të uleshin në Beauvais, në veri të Parisit, por nuk pranuan të zbrisnin nga avioni kur zbriten në aeroportin lokal të Liegi-t, ku qëndruan për katër orë. Vetëm pas negociatave të vazhdueshme ata lanë bordin e avionit në orën 3:30 të natës.

Pasagjerët shpjeguan se avioni ishte nisur nga Fes, në Marok me tre orë vonesë dhe nuk arriti të shkonte në destinacionin e duhur në kohë, pasi aeroporti Beauvais ishte i mbyllur.

Reda Yahiyaoui, një prej pasagjerëve që udhëtonte me gruan dhe fëmijët, tha se në bord nuk kishte asgjë për të pirë dhe shërbimet higjienike ishin të mbyllura me celës. Nga kompania Ryanair nuk ka asnjë koment për ngjarjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA