Kolera në Haiti, Cap Haitien në kaos
17/11/2010 12:30
Tepër kaotike gjendja në Cap Haitien,qytetin e dytë më të rëndësishëm në Haiti, teatër dhune gjatë manifestimeve kundër trupave të OKB-së.
Skenat e dhunës po pengojnë, madje në disa raste po bllokojnë ndihmat për emergjencën e kolerës që tashmë ka shkaktuar rreth një mijë të vdekur.Lajmin e bën të ditur CNN.
Demonstruesit kanë marrë kontrollin e rrugëve ku kanë ngritur barrikada. Udhëtimet tregtare janë bllokuar.
Top Channel