K. Veriut, reaktor bërthamor në 2012

17/11/2010 12:00

Koreja e Veriut është e impenjuar në ndërtimin e një reaktori të ri bërthamor me ujë të lehtë në Yongbyon.

Duket se projekti do të përfundojë në vitin 2012, në mënyrë që të jetë gati në 100 vjetorin e lindjes së babait të partisë, Kim Il-sung.

Charles Pritchard, president i Institutit Ekonomik Korean dhe ish i dërguar special i SHBA-ve për Korenë e Veriut, thotë se ka parë punimet gjatë vizitës në Korenë e Veriut. Megjithatë ai shprehet skeptik për përfundimin e plotë të veprës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA