Indi, përgjumja e pilotit shkak i tragjedisë

17/11/2010 16:05

Përgjumja e pilotit ka qenë shkaku i rrëzimit të një avioni në muajin maj në jug të Indisë, ku mbetën të vrarë 158 persona.

Është ky rezultati i hetimeve të kryera, sipas të cilave avioni i “Air India Express” iu afrua Mangalores kur ndodhej në lartësinë e gabuar dhe në këndin e gabuar.

Sipas raportit të publikuar nga mediat, piloti, shtetasi serb Zlatko Glusica, ishte i corientuar pasi kishte fjetur shumicën e kohës së udhëtimit, që do të zgjaste tre orë.

Nga ana e saj, linja ajrore ka deklaruar se nuk do ta komentojë rezultatin e hetimeve, derisa të publikohet raporti zyrtar.

“Mediat kanë publikuar vetëm pjesë të raportit. Kur të marim raportin e plotë ne do t’i përgjigjemi qeverisë së Indisë”, ka deklaruar një zëdhënës i kompanisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA