
Sekretari i Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara, Robert Gates deklaroi ditën e martë se sanksionet e vendosura ndaj Iranit janë duke funksionuar.
Gates tha se sanksionet e vendosura si kundërpërgjigje ndaj programit bërthamor iranian kanë patur më shumë ndikin nga sa pritej prej lidershipit të Teheranit.
“Personalisht besoj se Irani sërish do të vazhdojë programin e tij bërthamor për të pasur armë të shkatërrimit në masë, por nga informacionet që ne kemi udhëheqësit iranianë janë habitur nga ndikimet që kanë patur sanksionet ndaj tyre”, tha Gates.
Sipas kreut të Pentagonit tashmë lideri suprem, Ajatollahu Ali Khameini tashmë ka hedhur dyshimet për Mahmud Ahmadinejad, i cili e “gënjeu” për impaktin që do të kishin sanksionet në ekonominë vendase.
Top Channel