E para “Medal of Honor” që nga Vietnami

17/11/2010 00:20

Presidenti amerikan, Barak Obama nderoi për herë të parë që nga lufta e Vietnamit me medaljen “Medal of Honor” një ushtar që është ende gjallë.

Medalja e nderit, më e larta në hierarkinë e medaljeve në ushtrinë amerikane shkoi për ushtarin italo-amerikan, Salvatore Giunta i cili gjatë luftës në Afganistan kishte depërtuar mes zjarrit taleban për të shpëtuar jetën e 3 shokëve të tij.

Medalja u dha nën praninë e mjaft personaliteteve të larta të ushtrisë amerikane që vlerësuan guximin e ushtarit 25 vjeçar.

Top Channel