Britania: Gati të ndihmojmë Irlandën

17/11/2010 10:05

Britania e Madhe është gati të ndihmojë bankat e Irlandës duke marrë pjesë në fondin mbështetës të zonës së Euros.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri britanik i Financave George Osborne. “Do të bëjmë cështje e mundur në interesin kombëtar britanik. Irlanda është fqinji ynë dhe është në interesin tonë që ekonomia irlandeze të jetë e shëndetshme dhe që të ketë një sistem bankar të qëndrueshëm”, tha Osborne.

Ministri theksoi se Britania do ta mbështesë Irlandën në hapat e nevojshme për të risjellë stabilitetin.

Top Channel