Alarm epidemie në ishujt Karaibe
17/11/2010 03:50
Alarmi i epidemisë së kolerës u përhap edhe në fqinjin lindor të Haitit, në Republikën Domenikane ku u regjistrua personi i parë i prekur.
Megjithë shtimin e kontrolleve kufitare dhe atyre mjekësore për të parandaluar përhapjen e kolerës në territorin e tyre, autoritetet domenikane njoftuan se tashmë virusi e ka kaluar kufirin dhe ka kërkuar nga popullata të bëjë kujdes duke kryer kontrolle mjekësore të shpeshta.
Ndërkohë në Haiti numri i personave që kanë humbur jetën nga epidemia ka kaluar 1 mijë. Haitianët vetë fajësojnë paqeruajtësit e OKB-së për përhapjen e virusit.
Top Channel