SHBA, kapet kongresmeni i korruptuar

16/11/2010 22:35

Komisioni hetimor në Kongresin amerikan, shpalli fajtor kongresmenin e Partisë Demokratike në Dhomën e Përfaqësuesve, të shtetit të Nju Jorkut, Charles Rangel.

Kongresmeni Rangel, 80 vjeç akuzohet për 13 shkelje financiare dhe mashtrime me fonde.

Komisioni i Etikës në ditët në vazhdim do të nisë një rekomandim për “disiplinim” të Rangel në Dhomën e Përfaqësuesve.

Charles Rangel ka një karrierë 40 vjeçare në Kongresin amerikan dhe kjo është hera e parë ku kapet fajtor për shkelje me fondet.

Top Channel