Shangai, 53 të vdekur nga djegia e pallatit

16/11/2010 09:30

Është rënduar bilanci i viktimave të zjarrit që përfshiu ndërtesën 28-katëshe në Shangai, duke arritur në 53 të vdekur dhe 70 të plagosur.

Zjarrfikësit, të cilët kanë hyrë në pallat tani që zjarri është fikur, po kërkojnë të mbijetuar ose viktima të tjera.

Ndërkohë, agjencitë kineze të lajmeve bëjnë të ditur se policia lokale ka arrestuar katër persona lidhur me ngjarjen.

Sipas hetimeve paraprake, zjarri ka rënë si pasojë e punimeve të disa saldatorëve, të cilët po punonin pa autorizim në ndërtesë.

Për momentin nuk dihet nëse katër personat e arrestuar janë ose jo punëtorë apo funksionarë të kompanisë që po ristrukturonte pallatin.

Top Channel