Miliarderi rus inkurajon gazetarinë investigative

16/11/2010 01:20

Alexander Lebedev botues i tre gazetave në Londër dhe një tjetre në Rusi do të financojë nëpërmjet një fondi të veçantë të gjithë ata gazetarë në të gjithë botën që ushtrojnë gazetarinë investigative.

Qëllimi i kësaj nisme në partneritet me ish-presidentin rus Mikhail Gorbachev ka si qëllim inkurajimin e këtij zhanri gazetarie për të ekspozuar korrupsion.

Lebedev ish-agjent i KGB-së në Londër,  tani një biznesmen i fuqishëm i përfshirë edhe në botën e medias, thotë se kjo iniciativë  do të ndihmojë në bërjen publike të rasteve korruptive në nivel global.

Duke paraqitur këtë projekt zoti Lebedev ka treguar se ky fond prej qindra mijëra dollarë, ka si qëllim të ndihmojë gazetarinë investigative në të gjithë botën duke dhënë grante dhe çmime.

Gjatë një sesioni me pyetje përgjigje në konferencën e prodhuesve të medias britanike në Gllasgou, Lebedev u tha delegatëve se ai beson që korrupsioni global është i shpërndarë në të gjitha institucionet financiare duke u kthyer në  një çështje ndërkombëtare

Për ta ilustruar këtë Lebedev tha se çdo vit në Rusi jepen 300  miliard dollarë  në formë rryshfeti.

“Të kesh mundësi  raportimi se çfarë ndodh në korridoret e fuqishme të politikës, në fushën e betejës, mbrapa dyerve të mbyllura janë principe të panegociueshme të gazetarisë,  me qëllimin final për t’i vënë të korruptuarit përpara përgjegjësive që të kryejnë akte pozitive për shoqërinë dhe njerëzit” , me këto fjalë Lebedev e ka përfunduar fjalën e tij e cila është mirëpritur nga drejtuesit e medias në Britani.

Top Channel