Klinton mbron strategjinë në Afganistan

16/11/2010 02:00

Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton ka mbrojtur operacionet ushtarake amerikane në Afganistan dhe ka hedhur poshtë kritikat e presidentit afgan, Hamid Karzai.

Klinton deklaroi për mediat ndërkombëtare se bombardimet me raketa ndaj rrjeteve të militantëve ekstremistë dhe ndaj bazave të tyre është një pikë kyçe në strategjinë e SHBA-së dhe të NATO-s në Afganistan.

Deklarata e Klinton ka ardhur si kundërpërgjigje ndaj asaj të dhënë nga presidenti afgan, Hamid Karzai për gazetën “The Ëashington Post”, ku u shpreh për reduktimin e trupave amerikane dhe përfundimin e operacioneve të ashtuquajtura “operacionet e natës”.

Top Channel