Kanada, varoset bosi i mafias italiane

16/11/2010 02:40

U zhvillua në Kanada nën masa të forta sigurie funerali i një bosi të mafias italiane në këtë vend.

Nicola Rizzuto, 86 vjeç u varros nën masa të rrepta sigurie nga familja e tij. Ai u vra javën e shkuar në kuzhinën e shtëpisë së tij.

Autoritetet dyshojnë se vrasja është kryer nga rivalë të mafias italiane.

Në muajin janar të këtij viti, familja Rizzuto  pësoi një tjetër humbje, nipin e Nicolo Rizzutos, Nick që u varros në një arkivol të mbuluar me ar.

Top Channel