Amerikanët ndjenë mungesën e ushqimit

16/11/2010 03:15

Pothuajse 15 përqind e shtëpiakeve amerikane ndjenë në vitin 2009 shkurtime në menunë e kuzhinës së tyre.

Ky është raporti i autoriteteve amerikane të cilat saktësojnë se më të prekurat kanë qenë mamatë e ndara nga bashkëshorti i tyre, hispanikët dhe afro-amerikanët. Këto kategori sipas studimit të autoriteteve amerikane shpesh herë nuk kanë mundur të vendosin ushqimin e mjaftueshëm në tavolinat e tyre.

Kjo është shifra më e lartë që nga koha kur ka nisur mbajtja e statistikave të këtij lloji në SHBA, në fillim të viteve ’90, por që gjithësesi ka një përmirësim me situatën e vërejtur në vitin 2008 në kulmin e krizës financiare globale.

Top Channel