
Lideri i guerrilasve talebanë, Mullahu Omar ka deklaruar se nuk ka plane për mbajtjen e bisedimeve për paqe me qeverinë afgane.
Në një deklaratë, Omar ka theksuar se “zhurmat për negociata” kanë qenë një komplot i fuqive perëndimore për të mbuluar disfatën e tyre në Afganistan.
Një korrespondent i BBC ka deklaruar se disa rebelë, përfshirë këtu talebanët, kanë zhvilluar bisedime me qeverinë afgane.
Por diplomatët perëndimorë thonë se nuk ka pasur bisedime të nivelit të lartë. Deklarata e Mullahut Omar është publikuar përmes faqeve xhihadiste të internetit, në prag të festës së shenjtë myslimane.
Ajo vjen katër ditë para se liderët e vendeve të NATO-s të mblidhen në Lisbonë të Portugalisë për një samit, që pritet të dominohet nga cështja e Afganistanit.
Top Channel