Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën
Policia italiane ka deklaruar se ka sekuestruar një ton kokainë të pastër, të fshehur brenda katër traktorëve që kishin mbërritur me anije nga Brazili.
Sipas policisë, ngarkesa, e cila në rrugë do kapte vlerën e 250 milionë eurove, ishte më e madhja e sekuestruara në 15 vitet e fundit.
Sipas burimeve, zbulimi i lëndës narkotike u bë përmes një bashkëpunimi me njësinë policore britanike, SOCA.
Policia mendon se droga kishte si destinacion vendet e Evropës veriore dhe qëndrore, përfshirë këtu vetë Italinë.
Salvatore Cagnazzo, komandanti që drejtoi hetimin, ka deklaruar për agjencinë e lajmeve “AFP” se kokaina u zbulua brenda traktorëve që ndodheshin në një konteiner që kishte zbarkuar në portin Xhoia Tauro, në jug të Italisë.
“Kur makinat agrikulturore kaluan përmes skanerave, atëherë u zbulua dhe sasia e kokainës, e futur brenda tubave metalikë”, ka deklaruar Cagnazzo, duke shtuar se deri tani s’ka pasur asnjë arrestim.
Përgatiti: Genc Frashëri
Top Channel