Francë, krijohet qeveria e re

15/11/2010 12:10

Në Francë eshte formuar qeveria e re e cila ka ruajtur brenda saj një numër të madh të anëtarëve të kabinetit të kaluar.

Kryeministri Fransua Finjo e mbajti detyren e tij e Sarkozy bëri të njëjtën gjë edhe me ministrat  kryesorë të vendit.

Ministri i jashtëm Bernard Kushner mbeti jashte qeverisë.Shefi i diplomacisë franceze konsiderohet si viktima më e madhe e lëvizjeve në qeveri dhe shkak mesa duket janë bërë kritikat e hapura të tij ndaj deportimit të romëve.

Në postin e ministrit të Jashtëm emërohet një grua e njohur në politikë, Mishel aliot Mari.

Me popullaritetin e ulët Sarkozy mund ta kishte parë rioroganizimin si ndryshim kursi në qeverisje. Në vend të kësaj thotë BBC, presidenti duket se konsideroi se qëndrimi në të njëjtën linjë i sjell shanset më të mëdha për rizgjedhje në 2012.

Top Channel