
Amnesty International ka akuzuar BE-në se ka dështuar në kërkimin llogari të vendeve anëtare, lidhur me rolin e tyre në cështjen e burgjeve sekrete të CIA-s.
AI u ka bërë thirrje qeverive evropiane që të vënë drejtësinë në vend për ata të dyshuar që u morën në pyetje në kuadër të programit “përkthimi i jashtëzakonshëm”.
Disa vende anëtare të Bashkimit Evropian, mes të cilave Polonia, akuzohen se kanë lejuar ngritjen e burgjeve sekrete të CIA-s.
Shumë persona dyshohet se janë marrë në këto burgje prej nga janë dërguar më pas në vende të tjera, ku janë torturuar apo zhdukur.
Gjithashtu, vendet evropiane akuzohen se u kanë lënë agjentëve të CIA-s në dispozicion aeroportet e tyre, me qëllim transportimin e të dyshuarve.
Top Channel