SNCF: Bashkëpunuam me nazistët

14/11/2010 21:00

Kompania shtetërore e hekurudhave ka shprehur për të parën herë keqardhjen për rolin e saj në transportimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, që do të thotë se SNCF vetëm tani po e pranon të vërtetën.

Për dekada me rradhë kompania ka këmbëngulur se punonjësit e saj u detyruan nga pushtuesit nazistë që të ndihmonin në deportime.

Ky ndryshim 360 gradë, për BBC nuk është pasojë e ndonjë pendese, por lidhet qartë me tregun fitimprurës të trenave të shpejtësisë së lartë në SHBA.

SNCF është kritikuar në Amerikë për apologjinë e munguar të përfshirjes së saj. Si trenat e kompanisë ashtu edhe punonjësit e kohës ishin përgjegjës për transportimin e gati 76 mijë hebrenjve nga Franca drejt Gjermanisë dhe Europës Lindore gjatë Luftës së Dytë Botërore. Shumë pak prej tyre u kthye gjallë.

Që atëherë SNCF ka këmbëngulur se nuk ishte faji i saj dhe se përballë ushtrisë gjermane drejtuesit e kompanisë dhe punonjësit e thjeshtë nuk kishin rrugë tjetër, veç bindjes.

Gjatë udhëtimit në SHBA, drejtori ekzekutiv i SNCF, Gijon Pepi pranoi atë që nuk ishte deklaruar kurrë më parë. SNCF po shpreson të fitojë kontrata miliarda dollarëshe për prodhimin e trenave të shpejtësisë së lartë në Kaliforni dhe Florida, por përpjekjet e saj të deritanishme ishin bllokuar nga grupe hebrenjsh dhe ligjvënës amerikanë të cilit i kishin vënë si kusht që më parë të pranonte rolin në deportime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA