SHBA, parajsa e nazistëve

14/11/2010 20:30

Departamenti amerikan i drejtësisë ishte përpjekur prej vitesh ta mbante të fshehtë praninë e nazistëve në Shtetet e Bashkuara pas Luftës së Dytë Botërore. Por dosja sekrete nuk është më e tillë.

Raporti, një pjesë të të cilit departamenti në fjalë e kishte dorëzuar, por vetëm pas një çensure drastike ka rënë në dorë të “Neë York Times” i plotë. Ai tregon se shërbimet sekrete amerikane krijuan një parajsë të sigurt në Shtetet e Bashkuara për kriminelët e luftës, shumë nga të cilët u punësuan pas luftës në CIA dhe në NASA.

Rastet më flagrante janë ato të Oto fon Bolshving dhe Artur Rudolf. I pari ishte krahu i djathtë i Adolf Ihmanit, një nga arkitektët kryesorë për shfarosjen e hebrenjve, i kapur nga shërbimi sekret izraelit në Argjentinë dhe i dënuar me vdekje në Izrael.

Bolshving u vendos në Shtetet e Bashkuara në vitet ’50 dhe u punësua në CIA ndonëse disa zyrtarë të agjencisë ishin në dijeni të së shkuarës së tij. Rudolf, ish-drejtor i “Mitelverg”, fabrikë e Rajhut III përgjegjëse për prodhimin e rakteva V2 do të tërhiqej në SHBA në kuadër të “Operation Paperclip”, programi i transferimit të shkenctarëve nazistë në vend dhe do të punësohej nga NASA. Vite më vonë agjencia do të nderonte atë si babain e raketës për eksplorime hapësinore, “Saturn”.

Rasti i tretë ishte ai i Cherim Tzobsogov një ish-SS që jetoi në fshehtësi të plotë në Nju Xhersi dhe për motive që nuk u sqaruan kurrë, gëzonte mbrojtjen e Departamentit të Drejtësisë.

Me këto raste dhe të tjera siç shkruan “Neë York Times”, Amerika që krenohej me të qenit një parajsë për të persekutuarit, në një farë mënyrë dhe në masë më të vogël u kthye në parajsë edhe për vetë persekutuesit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA