Seks në këmbim të vetos “atomike”

14/11/2010 21:40

Një natë seks me presidentin Christian Wulff  për të vënë veton ndaj ligjit që zgjat afatin e funksionimit të 17 centraleve bërthamore në Gjermani.

Ky është propozimi i shkrimtares dhe gazetares gjermane, Charlotte Roche e cila ka hedhur propozimin duke i dhënë jetë një skandali në Gjermani. Gazetarja u shpreh se bashkëshorti i saj është dakort me propozimin, dhe se tashmë i përket Zonjës së Parë të Gjermanisë të japë “ok”.

Presidenti Wulff ka afat kohor deri në fund të vitit për të vendosur në lidhje me ligjin e vendosur në tryezën e tij nga Bundestagu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA