Maroni: Emigrantët, jo të drejtë vote

14/11/2010 12:30

“Sa të jem unë ministër, emigrantët nuk kanë për të patur të drejtën e votës!”

Është kjo deklarata e bërë nga ministri i brendshëm italian, Roberto Maroni, ditën e shtunë, ndërsa komentonte përleshjet në qytetin e Brescia-s, ku 4 emigrantë kanë 15 ditë të hipur në një vinç në shenjë proteste për mosdhënien e leje-qëndrimeve.

Ministri Maroni, një prej eksponentëve të Lidhjes së Veriut, forca politike e njohur për frymën e saj kundër emigrantëve, po përdor linjën e rreptë kundër protestës në Brescia, madje ditën e shtunë pati përballje mes forcave të policisë dhe personave që kishin organizuar një manifestim solidariteti me emigrantët.

Në këtë deklaratë të fundit për të drejtën e votës, ministri Maroni me pak fjalë përmbledh linjën e qeverisë në fushën e emigracionit, një qëndrim ky krejt i ndryshëm nga ai i aleatit Gianfranco Finni, kryetar i Dhomës së Deputetëve, i cili ngul këmbë që emigrantët duhet të votojnë, të paktën në zgjedhjet administrative.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA