Londër, protesta në mbështetje të Assange

14/11/2010 22:25

Dhjetra persona u grumbulluan në protestë para gjykatës ku po shqyrtohej kërkesa për lirimin me kusht të themeluesit të Ëikileaks, Julian Assange.

Manifestuesit u grumbulluan në shenjë solidariteti me Assange dhe në duar mbanin pankarta në mbështetje të tij. Ata e cilësojnë burgosjen e tij si burgosje të lirisë së informimit. Protestuesit u shprehën se në të vërtetë akuzat për ngacmime seksuale të ngritura nga Suedia janë të trilluara dhe një sulm ndaj fjalës së lirë dhe të drejtës së informimit.

Gjykata e Londrës vendosi lirimin me kusht të Assange kundrejt garancisë prej 240 mijë stërlinash të lëna nga miqtë e tij. Por australiani nuk mundi të përfitojë lirimin e menjëhershëm pasi Suedia vendosi apelimin e çështjes dhe kërkon mbajtjen e tij nën pranga deri në momentin e ekstradimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA