Dy binjakë kthejnë “Central Park” në hotel

14/11/2010 13:15

Përgjatë një muaji, Cory dhe Dana Foht, dy binjakë 25-vjeçarë nga Florida, të diplomuar në kinematografi dhe me një pasion për ekologjinë, kanë përdorur “Central Park” si një hotel.

“Kemi fjetur në disa dyshekë të cilët i kishim rregulluar në degët e një peme. Flinim në 7 metra lartësi”, tregojnë binjakët.

Eksperienca e çuditshme dhe e paligjshme bëhet e ditur nga ‘New York Times’.

E paligjshme sepse hyrja në “Central Park” nuk lejohet nga ora 1 deri në 6 të mëngjesit dhe kush e thyen rregullin gjobitet me 50 dollarë.

Duke ndenjur lart gjatë të gjithë kohës, binjakët tregojnë se përgjonin bisedat e njujorkezëve, të cilët asnjëherë nuk i vunë re. Madje edhe punonjësit e parkut të famshëm nuk e kanë ndjerë prezencën e tyre.

Por, zëdhënësja e “Central Park”, Vickie Carp,  mohon gjithçka: “Asnjeri nuk e ka kaluar natën në park kohët e fundit”.

Binjakët Foht pritet të realizojnë një mini-dokumentar mbi këtë eksperiencë dhe do ta postojnë së shpejti në Youtube.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA