Edhe produktet kozmetike kanë një datë skandence, por pjesa më e madhe e grave nuk e di dhe vazhdon që t’i përdorë, duke vënë në rrezik shëndetin.
Alarmi vjen nga një hetim i kryer prej ‘Opinium Research’ ndaj 3.813 personave, qe ka evidentuar se 49% përqind e përdoruesve të produkteve kozmetike nuk e sheh datën e skandencës, ndërsa 15 përqind thonë se nuk e dinin që këto produkte skadonin.
“Ushqimi ka një dalë skadence, ndaj edhe këto produkte kanë një afat të fundit përdorimi. Nëse ato aplikohen në fytyrë pas kësaj date mund të sjellin probleme”, thotë për “Daily Express”, administratori i deleguar i ‘Opinium Research’, James Endersby.
Një rimel shkon nga 4 në 6 muaj, një ton sysh reziston nga 18 në 24 muaj, ndërsa korrektori dhe lapsi i syve duhet të hidhen pas 18 muajsh. Një buzëkuq ose një shkëlqyes mund të rezistojë deri 2 vjet, ndërsa një parfum deri në 3 vjet.
Top Channel