Një vazo kineze që shërben për mbajtjen e luleve e gjetur nga një vëlla dhe motër në shtëpinë ku kishin jetuar prindërit e tyre, në Londër, tashmë të ndarë nga jeta, është shikur nëpërmjet ankandit për shifrën rrekord të 51,6 milion paund.
Vazoja e punuar në porcelan, i përket shekullit të 18 dhe është e pikturuar me ngjyrat blu dhe të verdhë përfshi një peshk dhe dragua në pjesët ansore.
Vlera fillestare e këtij objekti në shtëpinë e ankandeve ‘Bainbridges’ ishte 1,2 milion paund. Pas 30 minutash nga hapja e ankandit vlera e shitjes kapi shifrën e 51,6 milion paund.
Blerësi besohet të jetë një koleksionues nga Pekini duke i suprizuar të gjithë pjesmarrësit në ankand.
Zonja Helen Porter, zëdhënëse e shtëpisë së ankandeve ‘Bainbridges’ thotë se të gjithë u shokuan dhe u lumturuan. “Ishte një shitje që ndodh shumë rallë. Vëllai dhe motra pronarët e vazos u suprizuan nga ky cmim dhe dolën menjehërë në përfundim të ankandit duke thithur pak ajër të pastër përjashta”, tha zedhenesja.
Vazoja është prodhuar në vitin 1740 duke u mbajtur në pallatin mbretëror kinez. Mbetet ende mister si kjo vazo përfundoi në një shtëpi të thjeshtë në veri-lindje të kryeqytetit britanik. Ajo që nuk është mister është fakti se lajmi shitjes së saj po bën xhiron e botës.
Top Channel