Seul, tensione në samitin G20

12/11/2010 08:00

Liderët e vendeve të grupimit G20 po zhvillojnë ditën e dytë të samitit të vështirë në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul.

Tensionet janë të larta mes disa delegacioneve lidhur me cështjen si si të riparohet shtrembërimi i monedhës dhe tregtisë.

Disa druhen se konflikti, i nisur fillimisht mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, mund të kërcënojë rritjen globale të ekonomisë.

Gjithësesi, një zyrtar amerikan u shpreh optimist se pjesëtarët e samitit do të mbështesin një deklaratë që synon zgjidhjen e cekuilibrimit ekonomik.

Zyrtari, i cili ka preferuar të ruajë anonimatin, tha gjithashtu se Kina ka vepruar në këtë mënyrë për t’i shprehur Uashingtonit shqetësimet për valutën e saj.

Top Channel