Ronaldo përdor geta “gjyshesh”

12/11/2010 21:00

Sulmuesi brazilian, Ronaldo, ka zbuluar së përdor geta (nga ato që përdoren nga gjyshet) gjatë ndeshjeve për shkak të një problemi me varixhet në këmbën e majtë.

“Është një masë shumë normale që merret. Më ndihmon në qarkullimin e gjakut dhe nuk e pengon lojën time. E përdor njësoj si të ishte një pjesë e detyrueshme e uniformës sime”, u shpreh Ronaldo.

Sulmuesi i Corinthias shprehu gjithashtu dëshirën për të luajtur në Kupën Libertadores të vitit 2011, me shpresën se dëmtimet do e lejojnë të vazhdojë të luajë futboll deri atëherë.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA