
Të dhënat e fundit zyrtare tregojnë se hapat e rimëkëmbjes ekonomike në Francë dhe Gjermani janë ngadalësuar ndjeshëm.
Gjermania, që ka dhe ekonominë më të fuqishme në Evropë, ka parë një ngadalësim të theksuar në tremujorin e tretë, kur rritja ka qenë 0.7%, shumë më e vogël nga rekordi prej 2.3% që u regjistrua në tremujorin e mëparshëm.
Ndërsa në Francë, GDP-jë u rrit me 04% mes korrikut dhe shtatorit, rritje kjo më e ulët krahasuar me 0.7% të regjistruar në tremujorin e mëparshëm.
Duke qëndruar tek krahasimet, ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar u rrit me 0.8 për qind në tremujorin e tretë.
Kuota e rritjes ekonomike të Gjermanisë, e ngritur nga 2.2 në 2.3%, ishte më e shpejta që prej unifikimit të vendit.
Top Channel