Klinton-Netanjahu: Të vazhdojnë bisedimet
12/11/2010 00:50
Gjatë ditës së enjte Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton ka patur një takim me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu në Nju Jork, me të cilin ndau të njëjtin mendim se bisedimet direkte për paqe më Izraelit dhe palestinezëve duhet të vazhdojnë.
Klinton siguroi kryeministrin Netanjahu se kërkesa e Izraelit për siguri në rast të një marrëveshje të mundshme paqe me palestinezët do të merret në konsideratë.
Në një konferencë të përbashkët për mediat, dhënë pas takimit Klinton dhe Netanjahu nënvizuan rëndësinë e vazhdimit të bisedimeve, të cilat kanë mbetur pezull pas tërheqjes së palestinezëve që kërkojnë ndalimin e ndërtimeve hebraike në Bregun perëndimor dhe në Jeruzalemin Lindor.
Top Channel