Izrael, Sharon transferohet në shtëpi

12/11/2010 10:10

Ish-kryeministri izraelit Ariel Sharon është transferuar nga spitali për në shtëpinë e tij. 82-vjecari ndodhet në koma që prej vitit 2006, kur pësoi një goditje të rëndë.

Mjekët thonë se shpresojnë se ai do të mund të qëndrojë në shtëpinë e tij me një grup mjekësor që të kujdeset për të.

Mjekët deklarojnë gjithashtu se procesi i lëvizjes së ish-kryeministrit për në shtëpinë e tij, një fermë në jug të Izraelit, është bërë në mënyrë graduale.

Lëvizja e Sharon filloi ditën e sotme, nga spitali “Sheba” pranë Tel Avivit, për në rezidencën e tij familjare.

Top Channel