Itali, grevë e atraksioneve kulturore

12/11/2010 12:45

Shumica e atraksioneve kulturore në Itali kanë mbyllur sot dyert në kuadër të një greve kundër planeve të qeverisë për t’u shkurtuar fondet.

Qindra muzeume, galeri arti dhe parqe me trashëgimi kulturore janë përfshirë nga kjo protestë.

Qeveria italiane planifikon të shkurtojë 280 milionë euro nga buxheti për kulturën në tre vitet e ardhshme, si pjesë e një plani anti-krizë.

Italia ka më shumë parqe me trashëgimi kulturore se cdo vend tjetër, një fakt ky që ka tensionuar edhe më shumë debatet për buxhetin.

Shembja e dhomës së gladiatorëve në parkun arkeologjik të Pompeit javën e kaluar ngriti pikëpyetje nëse shteti është në gjëndje të mbrojë trashëgimitë e tij.

Gjithashtu, kjo ngjarje bëri që opozita italiane të kërkojë dorëheqjen e ministrit të Kulturës, Sandro Bondi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA