Imuniteti i Sarkozy edhe për bashkëpunëtorët

12/11/2010 15:25

Polemika në prokurorinë e Parisit që nëpërmjet një interpretimi të ndërlikuar juridik ka shtrirë imunitetin penal të presidentit Sarkozy, edhe për bashkëpunëtorët e tij.

“Le Monde” shpjegon që gjykata ka vendosur arkivimin e një çështjeje mes shoqërisë anti-korrupsion dhe presidencës franceze mbi sondazhet e paguara nga Elizeu.

Në këtë mënyrë, sipas gazetës, zgjerohet paprekshmëria penale e presidentit tek ish drejtuesja e kabinetit, Emmanuelle Mignon.

Top Channel