Deputeti klloun nuk është analfabet

12/11/2010 03:10

Deputeti i Kongresit brazilian, Francisko Oliveira kaloi testin e analfabetizmit para një gjykate në San Paolo.

Oliveira, i njohur me pseudonimin “Tiririca” që është emri i tij i artit, pasi ai luan rolin e një kllouni në televizionet braziliane, iu nënshtrua testit pas akuzave të dy dëshmitarëve të cilët pretendonin se ai nuk dinte as të shkruante dhe as të lexonte.

Gjykatësit në San Paolo thanë se Tiririca kaloi me sukses provën duke lexuar dhe shkruajtur disa vargje nga gazetat vendase.

Tiririca u zgjodh deputet i Kongresit brazilian në zgjedhjet e mbajtura në fillim të muajit tetor ku dhe arriti të marrë më shumë vota se cilido kandidat tjetër.

Top Channel