
Lajme të pakonfirmuara që vijnë nga Birmania thonë se autoritetet ushtarake kanë firmosur një urdhër që autorizon lirimin e lideres pro-demokratike Aung San Suu Kyi.
Fituesja e cmimit Nobël është burgosur për 15 vjet në 21 vitet e fundit dhe afati i arrestit të shtëpisë të vendosur ndaj saj skadon ditën e shtunë.
Jashtë banesës së saj është rritur ndjeshëm lëvizja e policisë, ndërkohë që për lirimin nuk ka ardhur ende ndonjë konfirmim zyrtar.
Gjithësesi, zonja Suu Kyi pritet të mos pranojë një lirim të kushtëzuar me largimin e saj nga aktivitetet politike.
Ajo duhej të lirohej që vitin e kaluar, por pas zbulimit të një amerikani që kaloi me not liqenin Inia më qëllim shpëtimin e saj, vendimi të shtyhej për 18 muaj.
Top Channel