Spanjë, policia vendos të kërkuarit në “Youtube”

09/11/2010 16:50

Policia e Madridit ka vendosur të publikojë në “Youtube” fytyrat e disa kriminelëve më të kërkuar në Spanjë dhe në vende të tjera evropiane.

Në “youtube.com/policia”, përveçse fytyrës së të kërkuarve, shfaqen informacione për peshën, gjatësinë dhe karakteristikat fizike të të kërkuarve, ashtu si edhe akuzat e ngritura ndaj tyre.

“Kush ka informacione për personat e kërkuar është i ftuar të njoftojë në një nga numrat e policisë spanjolle”, thuhet në median sociale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA