SHBA, gjykata i jep të drejtë reformës së Obamës

09/11/2010 01:20

Gjykata e Lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bllokoi tentativën e parë për të sabotuar reformën shëndetësore të presidentit Barak Obama.

Gjykatësit rrëzuan në unanimitet të plotë një kërkesë të paraqitur nga Steve Balduin, kreu i organizatës ultra-konservatore “Këshilli për politikat kombëtare”.

Balduin kërkonte të rrëzohej reforma shëndetësore me arsyetimin se ligjet e saj binin ndesh me parimet e Kushtetutës së SHBA-së.

Kjo ishte tenativa e parë ndërkohë që kundër reformës janë shprehur edhe republikanët të cilët pas marrjes së kontrollit të Dhomës së Përfaqësuesve, premtuan anulimin e reformës të cilën e konsiderojnë “monstruoze”.

Top Channel