OKB, Kina: E kuptojmë qëndrimin e Indisë
09/11/2010 14:25
Kina ka deklaruar sot se e kupton dëshirën e Indisë për t’u anëtarësuar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Deklarata është bërë në Pekin nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashme kineze, Hong Lei.
Ajo vjen një ditë pasi presidenti amerikan Barack Obama, gjatë vizitës në Indi, i shprehu asaj mbështetjen e SHBA për këtë synim.
“Kina vlerëson se Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka nevojë për një reformë të posacme”, ka deklaruar zëdhënësi.
Top Channel