Obama viziton vendin më mysliman në botë

09/11/2010 08:50

Presidenti amerikan Barack Obama do të vazhdojë turin e tij 10-ditor në Azi me një qëndrim në Indonezi, kombi me popullsinë myslimane më të madhe në botë.

Ashtu si dhe në ndalesën e parë, në Indi, tregtia dhe mbështetja për progresin demokratik pritet të jenë cështjet kryersore që do të preken.

Por analistët mendojnë se kjo do të jetë mundësia më e madhe për Obama për të riangazhuar botën myslimane, që pas fjalimit të tij në Kairo, në qershor të vitit të kaluar.

Gjithashtu, presidenti Obama po viziton një komb ku ai ka kaluar 4 vjet kur ka qenë adoleshent.

Ai do të ketë një drekë pune me presidentin Susilo Bambana Yudhoyono, si dhe do të vizitojë xhaminë më të madhe të Azisë jug-lindore, Istiqlal.

Top Channel