Nigeri, MEND pas rrëmbimit të 7 të huajve

09/11/2010 08:25

Janë gjithsej shtatë personat e marrë peng ditën e diel nga persona të armatosur, në një impiant nafte në shtetin jug-lindor nigerian Akua Ibom.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, bëhet fjalë për dy francezë, dy amerikanë, dy indonezianë dhe një kanadez.

Përgjegjësia për pengmarrjen është marrë përsipër nga rebelët e Lëvizjes për Emancipim të Deltës së Nigerit, e njohur ndryshe si MEND.

“Të rrëmbyerit janë të huaj dhe ndodhen në duart tona. Në 24 orët e ardhshme do të komunikojmë emrat e tyre”, kanë bërë të ditur rebelët.

Top Channel