Kubë, gati kongresi i Partisë Komuniste
09/11/2010 03:05
Presidenti kubane, Raul Kastro njoftoi se kongresi i VI i Partisë Komuniste në Kubë do të mbahet gjysmën e dytë të muajit prill të vitit të ardhshëm.
Njoftimi u dha me rastin e mbajtjes së ceremonisë në Havana që përkon me 10 vjetorin e bashkëpunimit mes Kubës dhe Venezuelës. Kongresi, tha Raul Kastro, do të përqendrohet në trajtimin e tematikave me karakter ekonomik.
Kongresi i fundit i Partisë Komuniste ishte mbajtur në vitin 1997.
Top Channel