Kinë, ndalohet avokati i nobelistit të paqes
09/11/2010 10:20
Një avokat kinez që përfaqëson fituesin e cmimit Nobël për Paqen, Liu Xiaobo, thotë se i është ndaluar të largohet nga Kina.
Avokati Mo Shaoping thotë se u ndalua nga policia kufitare në aeroportin e Pekinit dhe se i është thënë se, nëse largohej ai mund të bëhej një kërcënim për sigurinë kombëtare.
Zoti Mo thotë se ishte drejtuar për në konferencën e avoketërve që do të zhvillohet në Londër, por autoritetet kineze druhen se ai mund të shkojë të tërheqë cmimin Nobël për Liu Xiaobo.
Kina reagoi me inat ndaj dhënies së këtij cmimi disidentit, i cili është dënuar me 11 vjet burg pasi firmosi një peticion që bënte thirrje për reforma politike.
Top Channel