Jordani, votohet për zgjedhjet e përgjithshme

09/11/2010 11:30

Populli i Jordanisë po voton në kuadër të zgjedhjeve parlamentare, që janë bojkotuar nga partia më e fortë e opozitës, Fronti i Aksionit Islamik.

FAI kundërshton ligjin e ri që redukton vendet nga zonat urbane, ndërkohë që rrit përfaqësimin e zonave tribale që mbështesin mbretin Abdullah.

Nga ana e saj, FAI gëzon mbështetjen e zonave të populluara nga etnitë palestineze.

Pjesëmarrja në zgjedhje pritet të jetë e ulët, e shoqëruar nga shqetësimi për një ekonomi të dobët dhe për rritjen e cmimeve të mallrave bazë.

FAI u tërhoq nga gara duke deklaruar se sistemi elektoral është anuar në favor të Hashemitëve, sic njihet ndryshe familja mbretërore që qeveris vendin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA